Oriola Marashi dhe Eros Grezda janë çifti më i ri i showbizit, të cilë tashmë e kanë pranuar hapur që janë bashkë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Fotot e postuara në “Instagram”, konfirmojnë lidhjen e futbollistit të Kombëtares dhe modeles, ndërkohë që mësohet se karantinën po e kalojnë bashkë, dhe më shumë si izolim po e shijojnë si muaj mjalti.

Para pak ditësh, Oriola shihej teksa përgatiste një tortë për ditëlindjen e Grezdës, i cili festoi 25-vjetorin. Ajo duket mjaft e përkushtuar dhe më pas po e njëjta tortë shihet të publikohet në “Instastory-n” e Grezdës me dy emoji zemrash.

Në këtë ditë speciale për futbollistin e Kombëtares, nuk mungoi as torta e prindërve, të cilët janë larg të birit në këtë periudhë izolimi. “Urime 25-vjetorin Eros!”, shkruhej në tortën e përgatitur nga e ëma e sulmuesit, të cilët ia dërguan me foto surprizën djalit të tyre që për momentin ndodhet larg familjes.

Kujtojmë që çifti kaloi së bashku ndërrimin e viteve dhe ditët e para të Vitit të Ri. Lajmi për një lidhje mes tyre u përhap pasi u bë publike një foto, ku Oriola dhe Eros shiheshin të kapur për dore.

Duket se modelja dhe futbollisti ndihen mirë në krahët e njëri-tjetrit dhe po përjetojnë një romancë të bukur, duke qenë se jo vetëm kalojnë bukur bashkë, por edhe i bëjnë surpriza njëri-tjetrit. Sapo doli lajmi se ata janë në një lidhje, Oriola publikoi edhe dhuratën që ka marrë nga partneri i saj, një buqetë gjigante me trëndafila në formën e një zemre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: