TIRANE

Modelja Oriola Marashi dhe futbollisti që mori famë si lojtar i Kombëtares, Eros Grezda, i kanë dhënë fund fejesës.

Dyshimet për një krisje të mundshme të marrëdhënies të tyre lindën, pasi ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndërkohë që kohët e fundit ishin bërë shumë aktivë me postimet nga lidhja e tyre.

Por miqtë e tyre tregojnë se ata janë ndarë, duke prishur planin që kishin bërë për martesë. Ndryshe nga Erosi, Oriola ka harruar të fshijë fotot me Erosin që nga koha kur u fejuan rreth muajit qershor të vitit të kaluar 2020 shkruan Panorama.

Pas fejesës, ata u vendosën në Kroaci për të bashkëjetuar dhe vendimi për t’u fejuar erdhi pas muajve të karantinës, që i kaluan bashkë në shtëpinë e futbollistit 25-vjeçar.

Arsyeja e prishjes së fejesës ka qenë distanca dhe keqkuptimet për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshiron të lërë karrierën si modele. Prej disa vitesh, ajo ka lidhur kontratë me firmën prestigjoze amerikane “GUESS”, për të cilën ka sfiluar dhe ka realizuar herë pas here sete për fushata të ndryshme.
Këto kohë, ajo është vendosur në Itali, ku dhe është parë afër miqve të huaj, ku dhe ka shfaqur talentin e saj si këngëtare gjatë një feste me stafin e “Guess”.

Në atë festë ajo këndoi me ta “Shallë” të Lady Gaga dhe Bradley Cooper, video që tregoi se jeta e saj ka marrë tashmë një tjetër drejtim larg Erosit.
Lajmi për prishjen e fejesës vjen dy muaj, pasi festoi ditëlindjen e 25-të, kur urimin më të bukur e mori nga Erosi. Ai kishte gjetur mënyrën për ta surprizuar ish-partneren, duke mbledhur një grup fotosh nga udhëtimet e tyre dhe momentet e përbashkëta për t’i thënë që e do dhe për ta uruar në mënyrë unike.

Pak kohë më parë qarkulluan lajme se pandemia Covid-19 pengoi planet e tyre për martesë. Në kohën që nisën të qarkullonin këto fjalë, Eros Grezda në anën profesionale nuk po kalonte një moment të mirë, pasi nuk u grumbullua nga trajneri Edi Reja me Kombëtaren Shqiptare, por e kundërta mund të thuhej për jetën personale.

Sulmuesi duket shumë i dashuruar me modelen, madje ajo nisi të bënte dhe provat e para me fustanet e nusërisë për të parë se cili i përshtatej më shumë. Çifti i kaloi pushimet e verës së kaluar bashkë në Kroaci, shoqëruar me postimin e fotove nga Grezda, ndërkohë që po bënim plane të mëdha për të ardhmen e tyre.
Oriola Marashi postoi disa imazhe si “vajzë fshati”, e veshur me një fustan të shkurtër, që i nxirrte në pah linjat e saj.
“A je e dashuruar me këtë?”, shkroi modelja në përshkrimin e fotove, ku duket pranë disa frutave. “Jam i dashuruar me ty”, i komentoi futbollisti.
Sa me fat!”, ia ktheu modelja. Prej pak kohësh, ata e mbajtën marrëdhënien e tyre të fshehtë, madje u përfolën edhe për një ndarje, por nuk vonoi shumë dhe u rikthyen më të dashuruar se kurrë pranë njëri-tjetrit.

Më pas, modelja postoi disa foto në “Instagram”, ku shfaqej e shtrirë në rërë e, siç duket, futbollisti nuk i rezistoi dot dhe la një koment.
Oriola dhe Erosi u lidhën para dy vitesh, ndërkohë që romanca e tyre u zbulua plotësisht gjatë karantinës, kur ata publikonin foto nga e njëjta shtëpi, duke u treguar ndjekësve se izolimin po e kalonin bashkë.

Në një intervistë pak kohë parë, Eros Grezda zbuloi se ishte në një lidhje me Oriola Marashin dhe se ishte i lumtur.
Por duket se pas kësaj njohjeje, opsioni për famë si modele në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kishte rënë poshtë modeles, që ka studiuar për Kanto në Universitetin e Arteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: