Oriola Marashi është një nga emrat më të përfolur në showbizin shqiptar dhe kjo jo vetëm për fotot provokuse dhe format seksi, por edhe për jetën e saj private.

Modelja i dha fund rreth një vit më parë lidhjes së konsoliduar që kishte me futbollistin Eros Grezda. Pas kësaj romance, Oriola nuk ka preferuar të japë për publikun detaje nga jeta e saj personale. Megjithatë ajo vijon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku merr edhe vëmendje të madhe. Së fundmi ajo ka postuar një video në profilin e saj në TikTok, ku i këndon “dashurisë së vjetër.”

“Ti je dashuri dhe pozitivitet. Ty vetëm të të shikojë njeriu ndihet mirë, lëre të rrijë me ty e të bëjë muhabet apo ndonjë gjë. Ah dashuri e vjetër, t’kisha lënë n’dorë t’dikujt tjetër, edhe pse të lashë dikur, të të harroj nuk munda kurrë.”- thotë Oriola gjatë videos, e cila dashur padashur mund të lidhet edhe me romancën e saj të fundit që ka pasur publike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në fillimet e tyre, lidhja mes modeles dhe futbollistit shkonte mirë dhe herë pas here i shihnim bashkë në “Instagram”-et e njëri-tjetrit e madje në media qarkulloi lajmi se lidhja kishte kaluar në tjetër nivel dhe çifti ishte fejuar. Por Oriola dhe Eros i dhanë fund lidhjes, vitin e kaluar. Dyshimet për një krisje të mundshme të marrëdhënies të tyre lindën, pasi ata nuk ndjekinin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, në një kohë kur ishin bërë shumë aktivë me postimet nga lidhja e tyre.

Por miqtë treguan se çifti ishin ndarë, duke prishur planin që kishin bërë për martesë. Lidhja e dashurisë mes Oriola Marashit dhe Eros Grezdës ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Vetë futbollisti ka treguar se gjithmonë e ka bezdisur ky fakt pasi flitej për lidhjen e tij dhe jo karrierën.

“U bë publike dhe më ka bezdisur se nuk është në rregull kur një futbollist del gjithmonë në portale jo për tema futbollistike, por për jetën private”, u shpreh Eros.

Më tej, i pyetur nëse është single apo në një marrëdhënie, futbollisti deklaroi: “Momentalisht, nga lidhja e fundit që kam pasur jam single, nuk jam lidhur, as nuk dua të lidhem. Dua të shikoj një herë veten time dhe karrierën, pastaj ajo është spontane”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: