NGA ZONJA VJOLLCA*

320 gr oriz
100 gr sallam mortadela
100 gr lule kungulli
100 ml birrë
50 gr djathë parmixhano
Xhinxhër e freskët
½ qepë
40 gr gjalpë
2 lugë gjelle vaj ulliri
½ lëkurë limoni
Kripë
Piper
Rozmarinë
Koper
Trumzë
Maxhoranë

Për brodon:

1 kokërr qepë
1 karrotë
1 lugë kafeje kripë
1 tufë majdanoz
1 degë selino
2 litër ujë

Fillimisht përgatisim lëngun e perimeve duke vendosur në një tenxhere me ujë qepën, karotat, selinon dhe majdanozin. I lëmë të ziejnë derisa perimet të zbuten plotësisht dhe më pas i kullojmë duke lënë vetëm lëngun.
Ndërkohë pastrojmë lulet nga pistili dhe i presim vertikalisht ne rripa. Në një tigan me dy lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim qepën e grirë hollë, sapo qepa të fillojë të zbutet shtojmë orizin, e trazojmë për 2 minuta dhe më pas e shuajmë me birrë. Sapo alkooli të avullojë shtojmë dy garuzhde me lëng perimesh dhe sallamin mortadela. E trazojmë mirë duke shtuar dhe erëzat, kripën, xhinxherën dhe lëkurën e limonit. Në fund shtojmë lulet e kungullit, djathin parmixhano dhe një lugë gjelle gjalpë. Vendosim kapakun dhe e lëmë orizin të gatuhet me të gjithë përbërësit dhe për 2-3 minuta.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: