NGA ZONJA VJOLLCA

350 gr oriz

1 kokërr qepë

1 gotë verë e bardhë

600 ml lëng mishi

150 gr djathë gorgonxola

1-2 dardha

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë supe gjalpë

Rozmarinë

Kripë

Piper i zi

 

Fillimisht grijmë hollë qepën, e kavërdisim në një tigan me pak vaj ulliri, shtojmë orizin dhe vazhdojme ta skuqim për 2-3 minuta. E shuajmë me verë të bardhë dhe sapo alkooli të avullojë shtojmë lëngun e mishit gradualisht pak e nga pak. E rregullojmë me kripë dhe piper të zi dhe e lemë të ziejë duke patur kujdes që orizi mos të ngjitet në tigan. Pesë minuta para se ta largojmë nga zjarri shtojmë djathin gorgonxola, dardhat të prera në kubikë dhe pak rozmarinë. I trazojmë së bashku dhe më pas e servirim të pudrosur me pak djathë kaçkavall.

(d.b/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb