Recete nga znj Eneida
Përbërësit

1 lakër e bardhë mesatare
2 presh
2 qepë të njoma
1 karotë
1 degë selino
300 gr salçiçe
400 gr salcë domatesh në kubikë
1 gotë oriz
1 tufë majdanoz
1 tufë kopër
Kripë
Piper i zi
Vaj ulliri
1 limon
Përgatitja

Në një tigan të thellë me vaj ulliri shtojmë preshin, qepët, karotat si dhe selinon të prera në feta. Pasi të zbuten shtojmë salçiçet, lakrën e bardhë dhe i lëmë të zbuten. Më pas shtojmë salcën e domates si dhe 1 gotë ujë që të gatuhen. Në fund shtojmë orizin dhe 2 gota ujë si dhe erëzat, kripën e piperin dhe 4 gota ujë. I lëmë 20 minuta sa të gatuhet orizi dhe në fund i shtrydhim lëngun e limonit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: