Nga: ENEIDA CAKERRI

1 qepë të thatë
2 presh
2 domate
2 lugë salcë
200 gr oriz
200 gr salsiçe
Vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Majdanoz
Kumin

Skuqim qepën në kubikë në vaj ulliri dhe shtojmë preshtë në rrathë të hollë. Pasi janë zbutur shtojmë salsiçen në copëza. Vazhdojmë me domatet e grira në rende si dhe salcën. I shtojmë orizin gjellës. Shtojmë erëzat dhe dyfishin me ujë dhe e lëmë të gatuhet për 30 min në temperaturë të ngadaltë. E servirim me majdanoz lart.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: