NGA ZONJA VJOLLCA

320 gr oriz

80 gr pançetë e tymosur

2 kokrra qepë

1 karrotë

1 degë selino

1 spec i kuq

1 spec i verdhë

2 kokrra portokalle

1 kokërr vezë

120 ml verë të bardhë

Majdanoz

Kripë

Piper i zi

 

Fillimisht vendosim orizin në ujë të vluar për 5 minuta. Më pas e kullojmë orizin dhe e vendosim në një tigan të thellë me ujë të nxehtë ku brenda kemi shtuar karrotën, selinon të prerë në kubikë, lëngun e një portokalli, verën e bardhë, kripën dhe piperin e zi. E mbulojmë me kapak dhe e lemë në zjarr për 15 minuta. Ndërkohë kauërdisim qepën në dy lugë gjelle vaj si dhe pançetën të prerë në kubikë. Më pas shtojmë specat të prerë në shirita dhe i gatuajmë për 5-7 minuta. Bashkojmë dhe orizin duke e trazuar lehtë me të gjithë përbërësit e gatuar. Në fund shtojmë pak lëkurë portokalli bashkë me disa copa portokalli të prerë në kubikë, një vezë të rrahur dhe pak lëng portokalli.

(d.b/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: