SHBA

Në 44-vjetorin e ditëlindjes së Orlando Bloom partnerja e tij, Katy Perry nuk ka nguruar të bëjë një urim special në këtë ditë të veçantë për të.

Këngëtarja ka postuar në rrjete sociale disa foto të papublikuara më parë të tyre së bashku, duke iu ofruar ndjekësve në këtë mënyrë një pjesëz nga jeta e çiftit të njohur.

Nga fotot duke larë dhëmbët, udhëtimet e tyre dhe deri tek nata kur ata u fejuan, Katy nuk është kursyer aspak.

“Gëzuar ditëlindjen e 44-të dashuria ime, baba i mrekullueshëm e Dove-s time dhe pasqyra vezulluese që sheh dhe reflekton atë që unë nuk mund të shoh akoma. Jam shumë e lumtur që Hëna ime gjeti Diellin e saj. Të dua sa, je bota ime”-shkruan këngëtarja e njohur. Çifti i njohur janë lidhur bashkë në vitin 2016 dhe kanë një vajzë disa muajshe, Daisy Dove.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb