Pak ditë më parë Orlando Bloom kishte njoftuar në rrjetet sociale që qeni i tij Mighty ishte zhdukur. Pas një javë kërkimesh kafsha është gjetur fatkeqësisht e ngordhur dhe aktori nuk gjen paqe. Me zemrën e copëtuar ylli i hollywoodit ka shkruan një postim prekës dhe ka bërë një tatuazh në gjoks me emrin e Mighty. Postimi është ndarë në rrjetet sociale edhe nga bashkëshortja e tij Katy Perry.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

‘Do të na mungojë shumë qenushi ynë i dashur, vëllai i Nugget’s (qenushi tjetër i Katy Perry). Përgjithmonë një boshllëk do të jetë në zemrën tonë në formën e putrës. RIP Mighty’, shkruan ylli i pop-it që është në javët e fundit të shtatzënisë së parë.

Pas humbjes së qenit të tij Bloom kishte ofruar një shumë parash për ata që do e sillnin në shtëpi Mighty e tij, që ishte shumë më tepër se një qen për të ‘ishte miku i tij më i mirë’, siç shkruan aktori në rrjetet sociale. Qeni ishte zhdukur në Montecito, në Californi, ku Bloom jeton me bashkëshorten Katy Perry.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb