Aktori Orlando Bloom ka folur hapur për një periudhë të vështirë në jetën e tij.

“Kur isha 19 vjeç, rashë nga kati i tretë dhe theva shpinën. Pata shumë fat që mbijetova, palca kurrizore ishte e paprekur. Megjithatë, pas aksidentit, mjekët më thanë se mund të mos ecja më kurrë”, ka rrëfyer ai.

Për shkak të lëndimit, ai duhej t’i nënshtrohej një operacioni në shtyllën kurrizore dhe shërimi ishte i gjatë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by UNICEF (@unicef)

 

“Muajt pas aksidentit ishin jashtëzakonisht të vështirë. Unë kam qenë gjithmonë fizikisht aktiv dhe papritmas më është dashur të pushoj. Dhimbja ishte e padurueshme”, ka vazhduar aktori.

Më herët në profilin e tij në Instagram, ai ka postuar një foto duke ecur me biçikletë pas aksidentit të ndodhur në vitin 1998.

Periudhën e vështirë, Bloom e kishte kujtuar edhe më herët përmes një fotografie të publikuar në Instagram, në të cilën shfaqej në biçikletë pas aksidentit të ndodhur në vitin 1998.

“Shmanga vdekjen dhe paralizën. Çdo ditë u jam falënderues gjymtyrëve që më lejojnë të kaloj kufijtë e mi dhe të jetoj në skaj (edhe pse po e bëj më me kujdes tani)”, kishte shkruar asokohe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb