Në 9 mars Ornella Muti do të festojë 65 vjetorin, por për të koha nuk ka asnjë rëndësi. Që kur ka dalë për herë të parë në ekranin e madh, në 1970 ajo është një ikonë e padiskutueshme e joshjes dhe sensualitetit. Me bukurinë e saj dhe pak ‘djallëzi’ në sytë e saj të kaltër, ajo ka hyrë në ëndrrat e gjeneratave të italianëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

E pakënaqur që ka qenë vetëm pjesë e botës së kinemasë ndër vite, nga televizioni tek rrjetet sociale, diva ka bërë hapat e parë edhe në botën e modës. Ka qenë stilistja Ulyana Segeenko, që ka vendosur ta bëjë modele dhe e ka zgjedhur si ambasadore të brandit të saj për fashion show.

E piketuar tek bukuria e saj pa kohë, Ornella ka sfiluar pranë Dita von Teese, që është 47 vjeç dhe Natalia Vodianova, 37.
Ornela Mutti ka pranuar sfidën duke treguar të gjithë seks apelin e saj, në pasarelë dhe në backstage.
Për këtë rast artistja është veshur ultra chic. Me një coat-dress lëkure me kopsa me gurë të çmuar, doreza dhe këpucë argjendi, artistja italiane është shfaqur e mrekullueshme. Në kokë Muti kishte vënë një ‘kapele’ në formë gote kokteil, e gjitha prej kristali.

Nëse gjatë slilatës gjithçka ka qene perfekte, prapa skene ishte e pakalueshme. Merita në këtë rast është edhe e vajzës Naike Riveli, që i ka hedhur pak piper të gjithë kësaj. Provokuese dhe djallëzore, siç ajo është, Naike ka fotografuar nënën e saj gjatë momenteve të pushimit, ku shfaqet topless, e veshur vetëm me një palë tanga të zeza dhe taka të larta. Një pamje perfekte dhe të pasme të tonifikuara, që do i kishin zili edhe 20-vjeçaret. Ja një fotogaleri.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb