Tetë persona u vranë në tre ortekë të veçantë në Austrinë perëndimore brenda 24 orëve, njoftoi të shtunën agjencia austriake e lajmeve APA.

Policia tha se incidentet kanë ndodhur në shtetet Vorarlberg dhe Tirol të premten dhe të shtunën. Në një ortek afër kufirit austriak-zviceran, katër skiatorë suedezë dhe udhërrëfyesi i tyre austriak u vranë.

Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për ortekë të tjerë të shtunën dhe të dielën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb