TURQI

Albin Kurti ka ngushëlluar Presidentin Erdogan për dy orteqet që morën 39 jetë ditën e kaluar në lindje të Turqisë.

Kurti uron që numri i viktimave të mos rritet ndërkohë që shpreson që të lënduarit të shërohen sa më shpejt. Në postim Kurti e konsideron Turqinë popull mik të Kosovës.

 

STATUSI I ALBIN KURTIT

Në mëngjes lexova në lajmet nga bota për fatkeqësinë që kanë shkaktuar dy ortekë në lindje të Turqisë. Orteku i dytë mori jetë edhe prej ekipeve të shpëtimit që po kërkonin trupat e viktimave nga orteku i parë. Deri më tani janë 39 viktima, e shpresojmë që ky numër të mos rritet. Ngushëllime për popullin mik të Turqisë, për familjarët e viktimave, e për kryesuesit e institucioneve, presidentin Erdogan dhe kryeparlamentarin Sentop.

 

Uroj që të lënduarit e shumtë të bëhen mirë sa më shpejt, e dëshiroj që ekipet e shpëtimit ta kryejnë me sukses punën e tyre e pa viktima të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb