ITALI

Një ortek iu ka marrë jetën tre personave në Alpet e Italisë. Mediat shkruajnë se viktimat janë një grua 35-vjeçare dhe dy vajza, të gjitha nga Gjermania.

Aksidenti ka ndodhur në Alpet italiane, pranë kufirit me Austrinë. Aksidenti ndodhi  në akullnajën Val Senales rreth mesditës së të shtunës, thuhet në raportet e policisë italiane.

Një ekip prej 70 punonjësve të shpëtimit, të mbështetur nga tre helikopterë gjetën trupat e pajetë të gruas 35-vjeçare dhe dy vajzave të tjera, njëra rreth moshës 7-vjeçare. Dy persona të tjerë mbetën të plagosur, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: