Ortekët në Norvegji kanë marrë katër jetë njerëzish.
Mediat e huaja shkruajnë se në total ishin katër ortekë dhe se viktimat ishin turistë nga Italia dhe Sllovenia. Dy prej trupave u gjetën në një fermë gjedhësh.
Norvegjia është përfshirë nga një mot i keq, ndaj policia a bërë thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë në male për të evituar orteqët.
Si pasojë e rrëzimit të orteqeve janë bllokuar disa akse rrugore si dhe disa banorë të zonave janë evakuuar.
(BalkanWeb)