Kryeministri Edi Rama nga Fieri, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, deklaroi se opozita po bën orvatjet e fundit për të penguar zhvillimin e vendit.

Rama theksoi se forcat opozitare duan të bëhen gjarpër në këmbët e shqiptarëve, duke shtuar se PS në qeveri do të ngjisë Shqipërinë në majën më të lartë.

“Spitalet ishin torturë. Sot infrastruktura shëndetësore ka ndryshuar totalisht, që çdo gjë të jetë e qytetarëve. Fjala korrupsion të zhduket nga fjalori i shqiptarëve. Do të hapim universitet në Fier, me diplomë ndërkombëtare. Spitali i Fierit do jetë magnet për turistët. Të çojmë eksportet bujqsore mbi 1 miliardë. Ta shohim Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm dhe në bujqësi.

Vendi ynë është bekuar nga Zoti. Do ta ngjisim Shqipërinë në majën që Zoti e ka bekuar se duhet të jetë. Brenda makinave të Bashës janë ata që duan të hapin bingot prapë këtu. Rruga e shkurtër të nxjerrë gjatë. Është orvatja e tyre e fundit për t’u bërë gjarpër në këmbët e shqiptarëve, për të na tërhequr këmbët poshtë, por ne duhet të ngjitemi lart me çdo kusht. Do të ecim përpara me forcën tonë të karakterit. Ju bëni 11 mandate e ne do bëjmë 1000 punë”, u shpreh Rama.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: