TIRANË

OSBE ka reaguar sërish pas protestës së opozitës të zhvilluar pasditen e sotme deri në orën 20:00, për rreth 3 orë.

OSBE dënon nxitjen politike të dhunës dhe bën thirrje për përmbajtje. Duke përmendur, djegien e gomave, përdorimin e shashkave dhe çarjen e kordonëve të policisë, OSBE thotë se nuk janë akte demokratike. Po kështu OSBE ka dhe një porosi për policinë.

“Dhuna nuk është përgjigjja për problemet e Shqipërisë. Ne e dënojmë sërish nxitjen politike të dhunës dhe bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi. Të protestuarit është një akt demokratik, por djegia e gomave, përdorimi i shashkave dhe çarja e kordonëve të policisë për të sulmuar një institucion publik, dhe veçanërisht zemrën e demokracisë, nuk janë të tillë. Po ashtu, e nxisim policinë të reagojë në mënyrë përpjestimore. Ne po e monitorojmë situatën me shqetësim. Përgëzojmë mediat për shërbimin e madh që po i bëjnë demokracisë përmes raportimeve të drejtpërdrejta”, deklaron OSBE.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb