TIRANE– OSBE nxiti sot Parlamentin që vijojë sa më parë me reformën zgjedhore. Drejtuesi i Zyrës së OSBE-së, Bernd Boschardt tha në takim se, ODIHR-i rekomandoi përpjekje serioze për të trajtuar çështjen e vazhdueshme të blerjes së votës përmes një fushate për ndërgjegjësimin qytetar edhe përmes ndjekjes penale.

“Ne po i ndjekim me shumë vëmendje rastet e shkeljeve zgjedhore të denoncuara në Prokurorinë e Përgjithshme dhe presim me padurim që të ketë më shumë padi dhe vendime gjykate”, tha ambasadori Borchardt.

Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore u mblodh sërish sot në tryezën e parë teknike, për çështjet aq shumë të debatuara të fushatës zgjedhore.

Kryetari i Pranisë së OSBE-së, ambasadori Borchardt, theksoi kërkesën për një reformë të plotë dhe në kohë sipas të gjitha rekomandimeve të papërmbushura të OSBE/ODIHR-it nga tri zgjedhjet e fundit.

“Komisioni duhet ta finalizojë reformën zgjedhore brenda afatit”, tha zoti Borchardt. Tani është koha për rezultate konkrete”.

OSBE nxis fort Komisionin e Posaçëm dhe pjesëmarrësit, që të zhvillojnë diskutim të hapur, praktik dhe të orientuar drejt rezultateve, bazuar në gjetjet dhe, si edhe në përvojën e gjerë.

“Duhet të merren vendime të rëndësishme, pa vonesa të mëtejshme”, tha ambasadori Borschardt i OSBE-së.

Pas tryezës Komisioni pritet të organizojë edhe tryeza të tjera teknike për çështje si roli i medias në zgjedhje, keqpërdorimi i burimeve shtetërore dhe financat e partive./voa/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb