TIRANA

Këshilli Politik do të mblidhet sot me kërkesë të opozitës teksa OSBE po përgatit tryezën e përbashkët. Mbledhja do të mbahet në orën 19:30 teksa gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se opozita konfirmon pjesëmarrjen e saj me dy anëtarët Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin. BalkanWeb siguron gjithashtu me burime nga opozita se është arritur një prag marrëveshje mes palëve por pritet të shihet çdo të ndodhë në vijimësi.

Ende nuk ka një konsensus të plotë për Reformën Zgjedhore. Duket se ngërçi mbetet tek depolitizimi i administratës zgjedhore teksa ambasadorja Yuri Kim tha ditë më parë se tashmë topi për marrëveshjen është në fushën e Bashës.

 

NJOFTIMI ZYRTAR

Pershendetje,

Ne ora 19:30 zhvillohet mbledhja e grupit negociator te Keshillit Politik per reformen zgjedhore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb