Prezenca e OSBE në Shqipëri ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani.

Me ane të një reagimi në Twitter, OSBE shkruan se është i trishtë lajmi për humbjen e parakohshme te ish kreut te Shtetit.

“Jemi të hidhëruar nga humbja e parakohshme e Presidentit Bujar Nishani. Ngushëllimet tona të ndiera për familjen, të dashurit e tij dhe mbarë popullin shqiptar”, thuhet në një postim të OSBE në Twitter.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: