TIRANË

Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka reaguar për arrestimin e Klement Balilit, një person i shumëkërkuar jo vetëm nga autoritetet shqiptare prej kohësh. Në një deklaratë për mediat, OSBE përgëzon policinë shqiptare për arrestimin dhe e cilëson një hap të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar.

“Shohim që përpjekjet disavjeçare në luftën kundër krimit të organizuar, edhe një herë, po sjellin rezultate konkrete dhe të rëndësishme në Shqipëri. E përgëzojmë Policinë e Shtetit për arrestimin e trafikantit të akuzuar ndërkombëtar të drogës, Klement Balili. Ky është një hap tjetër i rëndësishëm në luftën e Shqipërisë kundër krimit të organizuar. Ne do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e vendit për fuqizimin e shtetit të së drejtës”, shprehet OSBE.

Më herët kanë reaguar për kapjen e Balilit edhe ambasadori i BE Luigi Soreca dhe ambasada amerikane në Tiranë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: