Përfaqësuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka vlerësuar rolin e SPAK në hetimin e krimeve zgjedhore në Shqipëri, duke theksuar se përveç ndjekjes penale, është vërejtur edhe një efekt frenues ndaj këtyre krimeve.

Në një deklaratë zyrtare, përfaqësuesi i OSBE u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë ngushtë me institucionet shqiptare dhe përfaqësuesit e zgjedhur në shërbim të interesit publik. Ndërkohë, përfaqësuesi e cilësoi votën e diasporës si një hap të rëndësishëm përpara për forcimin e demokracisë në vend.

Përfaqësuesi i OSBE: SPAK ka luajtur rol pozitiv në hetimin e krimeve zgjedhore.  Por, u pa se pati gjithashtu edhe një efekt të mundshëm frenimi të krimeve zgjedhore. Jemi të gatshëm që të punojmë ngushtë me parlamentin dhe forcave që do të zgjidhen për interesin më të mirë të popullit shqiptar. Vota e diasporës është një arritje për demokracinë shqiptare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb