Në raportin periodik të tij, për periudhën 31 mars-19 prill, OSBE/ODIHR-i shkruan se klima politike në Maqedoni është përkeqësuar pas vendimit të kryetarit Gjorge Ivanov, për faljen e politikanëve të cilët janë nën hetime.

Raporti përmend se edhe KSHZ-ja është duke punuar në atmosferë të tensionuar politike, duke përfshirë edhe refuzimin e kryetarit të KSHZ-së dhe anëtarëve të opozitës për ta votuar vlerësimin pozitiv për listën zgjedhore dhe të qenit të gatshëm për zgjedhje të drejta dhe demokratike.

OSBE/ODIHR-i nuk e ka lënë anash trysninë ndaj mediumeve, por edhe deklaratat e disa partive të minoritarëve, të cilat kanë deklaruar se nuk ka kushte për zgjedhje të besueshme dhe se për këtë arsye nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: