“Oscars 2023” kishte shikueshmërinë më të mirë në tre vjet sipas Nielsen Company, e cila deklaroi se ky edicion i Çmimeve të Akademisë grumbulloi 18.7 milionë shikues, duke kaluar ngjarjet e famshme: “Grammy, Emmy dhe Golden Globes”.

Sipas njoftimit për shtyp të ABC-së, shikueshmëria ishte nga të rriturit nga mosha 18 deri në 49 vjeç dhe tejkaloi tre ngjarjet e fundit.

“Grammy” në CBS grumbulloi 12.5 milion shikues, “Emmys” që u festuan në shtator në NBC kishin 5.9 milion shikues dhe “Golden Globes” morën 6.3 milionë shikime në janar.

Ceremonia e së dielës po luftonte me “The Last of Us” të HBO -së, i cili kishte finalen e sezonit në të njëjtën kohë me shfaqjen e çmimeve dhe sipas Variety, ai gjithashtu theu një rekord të vetin duke pasur 8.2 milionë njerëz.

Për herë të parë që nga viti 2018, “Oscars” u rrit me 12% nga vlerësimet e vitit të kaluar.

Ngjarjet më të shikuara dhe më pak të shikuara të “Oscars”
Çmimet “Oscar” me shikueshmëri të madhe ishin në vitin 1998 kur “Titanic” fitoi ‘çmimin e filmit më të mir’ë duke u rrëmbyer në vëmendjen e 55.3 milionë njerëzve, ndërsa shifrat më të këqija ishin në vitin 2021 me 10.4 milionë.

Producenti i “Oscars”, Glenn Weiss ka folur për Hollywood Reporter dhe ai përmendi se kishte pritshmëri të mëdha për ngjarjen e këtij viti.

“E dini çfarë, ju vetëm duhet të shpresoni. Ajo që ne donim të bënim ishte të dilnim dhe të ekzekutonim një shfaqje që njerëzit do ta pëlqenin vërtet dhe një shfaqje për të cilën njerëzit do të flisnin”, tha ai. “Ne mendojmë se e arritëm këtë. Unë me siguri shpresoj që [e hëna] të japë lajme të mira në frontin e vlerësimeve, por sido që të jetë, mendoj se ishte një mbrëmje e suksesshme”.

Producenti i Oscars, Glenn Weiss, vlerësoi paraqitjen e Jimmy Kimmel gjatë shfaqjes.

“Para së gjithash, mendova se Jimmy bëri një punë të shkëlqyeshme. Fjalimet ishin plot pasion dhe nga zemra”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: