Një sërë emrash të mëdhenj të kinemasë amerikane do të prezantojnë edicionin e 97-të të çmimeve Oscar 2025. Mes tyre edhe aktorë tashmë të vlerësuar të filmit dhe televizionit.

Siç është paralajmëruar tashmë, fituesit e vitit të kaluar Emma Stone, Cillian Murphy, D’Vine Joy Randolph dhe Robert Downey Jr. do të rikthehen në skenën e famshme të Dolby Theatre, duke luajtur rolin e prezantuesit.

Me ta do të bashkohen fituesit e çmimeve Halle Berry, Whoopi Goldberg, Penelope Cruz, Scarlett Johansson, e nominuara për Oscar June Squibb, fituesja e Golden Globe Amy Poehler dhe Elle Fanning. Gjithashtu veterani i ekranit të madh dhe të vogël John Lithgow dhe komediani Bowen Young.

Sipas Variety, ceremonia e 97-të do të zhvillohet më 2 mars me Conan O’Brien si mikpritës. Eventi drejtohet nga Hamish Hamilton dhe prodhuar nga Sarah Levine Hall, Taryn Hurd, Jeff Ross dhe Mike Sweeney.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: