OSHEE njofton abonentët në Tiranë, se për shkak të rikonstruksionit në kabinat elektrike, në datat 31 tetor-1 Nëntor do të kryhen stakime në disa zona në kryeqytet.

Do të ketë avari me energjinë në rrugët “Konferenca e Pezës”,  “Haki Stërmilli”, “Tanush Frashëri”, “Shaban Bardhoshi”,  zona e Kombinatit, ndërsa probleme pjesërisht me energjinë do të ketë në rrugët “Belul Hatibi”, “Imer Ndregjoni”,  “Todi Shkurti”, “Mahmut Xhelili”, “Androkli Kostallari”.

Njoftimi i OSHEE të Tiranës:

Njoftim për abonentët Tiranë

Stakime, 31 Tetor-1 Nëntor

Në vijim të punimeve të planifikuara për rikonstruksionin e kabinave, në datat 31 tetor-1 Nëntor do të kryhen stakime në këto zona në Tiranë

31 Tetor

09:00 – 15:00

Pjesërisht rrugët: “Konferenca e Pezës”,  “Haki Stërmilli”, “Tanush Frashëri”, “Shaban Bardhoshi”,  zona e Kombinatit

1 Nëntor

09.00-15.00

Pjesërisht rrugët: “Belul Hatibi”, “Imer Ndregjoni”,  “Todi Shkurti”, “Mahmut Xhelili”, “Androkli Kostallari”

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb