OSHEE njofton se disa zona të Tiranës mbetën pa energji elektrike për shkak të defektit në fiderin 330/NST Selitë.

Sipas informacionit zyrtar, pa drita kanë mbetur ‘’Komuna e Parisit’’, zona e Kompleksit ‘’Dinamo’’ dhe ”Gardës”, por dhe ”rruga e Kosovarëve”.

Ndërkohë grupet e OSHEE janë në terren për të riparuar defektin teksa janë marrë masat dhe aktualisht zonave të prekura nga defekti i është rikthyer energjia elektrike.

NJOFTIMI 1 NGA OSHEE

Për shkak të një defekti në fiderin 330/NST Selitë kanë mbetur pa energji disa zona si “Komuna e Parisit”, zona e Kompleksit ” Dinamo” dhe Gardës, rruga e Kosovarëve. Grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit. Deri ne eliminimin e avarise po veprohet për furnizimin e këtyre zonave përmes NST Qendër

NJOFTIMI 2 NGA OSHEE

Informacion i përditësuar

Pas konstatimit të defektit në një nga fiderat e NST Selitë, OSSH mori masa për furnizimin me energji të zonave të prekura nga defekti, përmes sistemit unazor. Aktulisht është rikthyer energjia tek të gjithë abonentët. Grupet e avarisë së OSSH Tiranë janë në terren e po punojnë për eliminimin e defektit me qëllim kthimin e gjendjes në normalitet në kohë sa më të shpejtë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb