Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka ndërmarrë një aksion në Shkodër si një nga zonat e konsideruara problematike për vjedhjen e energjisë elektrike.
Gjatë dy javëve të fundit janë realizuar rreth 1000 procedura verifikimi në qytetin e Shkodrës nga Departamentit të Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve (njësi e specializuar Task Forcë).

Kontrollet kanë konstatuar 18 raste linjash furnizimi jashtë matjes, 35 raste rilidhjesh të paligjshme, 7 raste furnizimi pa kontratë dhe 3 ndërhyrje në sistemin e matjes.

Në vijim të këtyre rasteve të konstatuara, OSHEE ka depozituar procedim në organet e drejtësisë për 63 konsumatorë (biznese dhe familjarë).

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të vazhdojë kontrollet jo vetëm në qytetin e Shkodrës por në të gjithë territorin për të garantuar zbatimin e ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb