TIRANE – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se po ndjek me vëmendje situatën energjetike në vend, pas anomalive të krijuara në rrjet nga reshjet e shiut.

Informacioni i orës 12:00, i marrë nga 11 drejtoritë rajonale të OSHEE-së, të cilat përcjellin situatën energjetike çdo orë pranë shtabit të Divizionit të Shpërndarjes në OSHEE, tregon për një situatë normale të furnizimit me energji elektrike, me përjashtim të disa zonave të përmbytura një ditë më parë, në Lushnjë e Durrës.

OSHEE bën të ditur se rreth 1800 punonjës janë në terren dhe po punojnë për eliminimin e të gjitha defekteve me qëllim rikthimin sa më shpejt të energjisë tek abonentët. Sipas informacionit të përcjellë nga dispeceria qendrore e OSHEE, janë gjithsej 6 fidera pa energji të cilat furnizojnë zonat rurale të përmbytura.

Theksojmë se fiderat pa energji janë ajrore dhe ka vështirësi në terren për riparimin në kohë te defekteve , megjithë angazhimin maksimal të grupeve të avarive të OSHEE.

Zonat më të prekura nga difektet janë: Tiranë, ShënMeri (pjesërisht), Yzberisht (pjesërisht), Zona Shkozë, Zallbastar, Allias (pjesërisht), Babru (pjesërisht), Durrës, Katundi i Ri, Pompat Harizaj , Qerret, Kukës, Mamëz (pjesërisht), Surroj (pjesërisht), Qinamake (pjesërisht), Pac (pjesërisht), Golaj (pjesërisht), Burrel, Komuna Orosh, Gurre e Madhe (pjesërisht), Elbasan, Rase/Belsh, Labinot, Berat, Divjakë/Lushnjë, Perondi/Kucovë, Korçë, Voskopojë (pjesërisht).

Të gjithë nënstacionet janë në skemë normale. Të gjithë linjat që furnizojnë hidrovoret janë në punë. Fidrat që furnizojnë spitalet dhe konsumatorë të rëndësisë të veçantë janë të gjithë në punë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: