Operatori i Shpërndarjes së Energjisë publikon listën e kontratave të abonentëve privatë dhe familjarë që përfitojnë nga vendimi për fshirjen e faturave abuzive që u janë vendosur atyre gjatë periudhës 2008-2011 dhe që figurojnë ende në sistem. Bëhet fjalë për afro 54 mijë raste faturash me emërtim “dëm ekonomik” dhe “energji e pamatur”, të shtrira nga tetori i vitit 2008, deri në prill 2011, me vlerë rreth 4.1 miliardë lekë. Në listë janë abonentë nga e gjithë Shqipëria. “Gazeta Shqiptare” disponon listën e plotë të abonentëve familjarë dhe bizneseve dhe boton sot përfituesit për Tiranën.

Në ditët në vijim do të publikohen listat për çdo rreth. Për të verifikuar nëse fatura e abonentit të mbifaturuar do të fshihet nga sistemi është i domosdoshëm numri i librezës së energjisë. Në listë është pasqyruar shuma e faturës që do të fshihet dhe koha të cilës i përket fatura. Sipas administratorit të OSHEE, Ardian Çela, po çlirohen nga detyrime të pasakta ata konsumatorë që nuk i kanë paguar këto fatura abuzuese.

(Lista e botuar sot në Gazetën Shqiptare)
(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb