TIRANE – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike një njoftim për mediat, ka bërë më dije se  nesër në Tiranë do të ketë ndërprerje në disa zona.

Sipas OSHEE-së, ndërprerja do të vijë për shkak të punimeve që do të bëhen në nënstacionin Dinamo.

Njoftimi i plotë

Për shkak të remontit të planifikuar në nënstacionin Dinamo, nesër në datën 15 tetor do të stakohet energjia elektrike në intervalin kohor 09;00-14;00.

Pa energji do të mbesin;  Zona pranë shinave të Trenit,

Rr Vangjel Noti, Zona Ish kombinatit Josif Pashko,

Paskuqan, Kodër Kamëz, Kamëz, Rr Jordan Misja, Babrru Pjeserisht,

Zona e Kodrës së Kuqe

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb