Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po ndjek me vëmendje situatën e krijuar nga moti i keq me reshje shiu e erë që ka përfshirë vendin tonë.

Megjithë kushtet e këqija të motit, me shkarkime atmosferike dhe reshje shiu, grupet e avarisë së kompanisë OSHEE kanë eliminuar avaritë që u shfaqën në rrjetin e shpërndarjes gjatë natës dhe sipas informacionit të orës 19:15, numri i fiderave me defekt është 11, ku afro 90% e linjave të dëmtuara janë në zona rurale, një pjesë ndodhen në shumë larg qendrave.

Hidrovorët dhe spitalet furnizohen normalisht me energji elektrike, përfshi edhe institucionet e rëndësisë së veçantë.

Sakaq, vijon riparimi i defekteve, dhe siç kemi raportuar më parë, nga informacionet e fundit, kemi të tjera zona që u është rikthyer energjia elektrike, si më poshtë:
• Rajoni Tiranë: Plotësisht në zonën e Paskuqanit
• Rajoni Durrës: Në zonën e Zhabjakut
• Rajoni Berat: Pjesërisht në zonën e Potomit /Skrapar
• Rajoni Gjirokastrës: Në zonën e Janjarit/Sarandë
• Rajoni Fier: Plotësisht në zonën e Levan

Zonat ku po punohet për rikthimin e energjisë
• Rajoni Tirane: Valias, Qerekë (pjesërisht), Tapizë
• Rajoni Durrës: Ballaj, Kruja pjesërisht dhe Borizanë
• Rajoni Elbasan: Pjesërisht Mollas /Cërrik
• Rajoni Gjirokastër: Pjesërisht Delvinë
• Rajoni Vlorë: Novoselë
• Rajoni Shkodër: Zona Koman, Velipojë pjesërisht

Grupet e punës së OSHEE janë në terren për të riparuar defektet sa më shpejt dhe normalizimin e situatës së furnizimit me energji.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: