DURRES- Operatori i Sistemit të Shperndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), beri të ditur të henen se, ka rikthyer energjine ne disa zona në Durrës, qe prej dy ditësh kanë pasur probleme në furnizimin me energji elektrike, si pasojë e një defekti të shkaktuar në linja nga disa kompani private.

OSHEE informon se specialsitet kane punuar intensivisht për riparimin e defektit, ndërsa ka penalizuar kompanitë të cilat kanë dëmtuar rrjetin.

OSHEE sqaron se, janë dëmtuar 5 fidra për riparimin e të cilave është dashur një punë intensive për më shumë se 10 orë, ndërkohë që i bën apel të gjitha kompanive që të bëjnë kujdes me punimet, pasi pasojat nuk janë vetëm në kostot shtesë për OSHEE-në, dëmtim të imazhit duke krijuar shqetësim të panevojshëm tek abonentët e saj, por edhe me masa ligjore.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: