TIRANË

OSHEE njofton se më datë 11 maj do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa rrugë të Tiranës, për shkak të punimeve që po bëhen.

Në njoftim, saktësohen edhe rrugët që do të mbeten pa dritë në këtë datë.

Njoftimi i OSHEE:

Njoftim për abonentët Tiranë

Stakim i datës 11 maj

Për shkak të remontit të parashikuar në disa kabina, në datën 11 maj gjatë intervalit kohor 01:00-06:00 do të punohet në 3 kabina në kryeqytet.

Pa energji do të mbeten këto rrugë: rruga “Kongresi i Manastirit”, rruga “Kujtim Laro”, rruga “Ymer Ndregjoni” pjesërisht.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb