Nga: ZONJA KATERINA

300 gr miell misri
1 kg kos
100 gr gjalpë
1 limon
1 lugë kripë

Në një tigan kaurdisim miellin e misrit pa gjalpë për 3-4 minuta. Në një tenxhere hedhim kosin dhe e përziejmë duke shtuar lëngun e limonit dhe kripën. E lemë të fillojë të marrë valë dhe të pritet dhe shtojmë gradualisht miellin e misrit, e përziejmë shpejt që masa të mos bëhet me kokrriza dhe te lidhet mirë. Ulim temperaturën e sobës dhe e përziejmë sa të shkëputet anash tenxheres.

Shkrijmë gjalpin dhe lagim një lugë. E marrim oshmarin lugë-lugë (siç veprojmë me hallvën) dhe e hedhim në një pjatancë duke e lagur vazhdmisht lugën. Pjesën e mbetur të gjalpit e hedhim sipër oshmarit të servirur.

(Vila24/BalkaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb