Në pritje për t’u rikuperuar Victor Osimhen bëhet çështje mes Napolit dhe Nigerisë. Kombëtarja e vendit të tij e ka futur në listë sulmuesin në kuadër të Kupës së Afrikës që zhvillohet në janar.

Napoli nuk e ka pritur mirë këtë ftesë në adresë të futbollistit, për më tepër që kombëtarja e Nigerisë nuk janë interesuar aspak për gjendjen shëndetësore.

Në këtë mënyrë në horizont është një luftë diplomatike, me klubin italian që do të mundohet ta pengojë duke përdorur prognozën e mjekëve, të cilët kanë deklaruar se koha e plota e riaftësimit të futbollistit është 90 ditë, çka do të thotë se Osimhen pritet të rikthehet në mes shkurtit.

Nga ana tjetër, Nigeria duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga një prej lojtarëve të saj më të mirë. Sulmuesi nigerian rifilloi të mërkurën stërvitjen duke nisur të vraponte i vetëm përpara se të kalonte në palestër për të vazhduar punën e personalizuar. Osimhen parashikohet të vazhdojë kështu për të paktën një javë, pa pasur nevojë të mbajë një maskë që mbron mollëzën dhe syrin e operuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb