Napoli nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Bolognas në  transfertë (Serie A). Napoli vinte në këtë takim me shumë mungesa në prapavjë, ku për shkak dëmtimesh nuk mund të llogariteshin shërbimet e Rrahmanit dhe Juan Jesus.

Në pjesën e parë dominuan kampionët e Italisë, por pa gjetur dot golin. Vlen të theksohet një shtyllë e Victor Osimhen, e cila i mohoi golin e avantazhit skuadrës së Garcias.  Në pjesën e dytë, napoletanët fitojnë penallti, por Osimhen gabon nga 11-metërshi. Deri në fund nuk pati ndryshim rezultati, pavarësisht rasteve. JS

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: