Mediat angleze dhe ato italiane në ditët e fundit kanë folur për një shkëmbim të bujshëm, që shihte Cristiano Ronaldon të bëhej pjesë e Napolit dhe Victor Osimhen të merrte vendin e tij në radhët e Manchester United.

Një shkëmbim si pjesë e paketës së blerjes së nigerianit që do i përshtatej shumë portugezit, i cili dëshiron që të vazhdojë të luajë në Champions League. Megjithatë, menaxheri i sulmuesit nigerian ka përgënjeshtruar menjëherë një hipotezë të tillë.

Kjo pikërisht për faktin se Osimhen dëshiron edhe ai që të luajë në Ligën e Kampioneve dhe është i lumtur që e ka arritur me skuadrën e Napolit. “Nuk ka asnjë bisedim në vijim, asnjë shkëmbim. Victor Osimhen është një futbollist i Napolit dhe dëshiron të luajë Ligën e Kampioneve me Napolin e tij.

Kjo pasi e ka siguruar në fushën e lojës me krenari bashkë me trajnerin dhe shokët e skuadrës”, – shkruante në rrjetet sociale përfaqësuesi i lojtarit, duke i mbyllur dyert menjëherë çdo diskutimi për largimin këtë sezon nga napolitanët të Osimhen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb