Victor Osimhen “braktis” Napolin në një moment kyç të këtij fillim sezoni. Sulmuesi nigerian pësoi një dëmtim gjatë sfidës kundër Liverpool duke dalë nga fusha ende pa u mbyllur pjesa e parë.

Vizitat mjekësore kanë zbuluar një tërheqje e gradës së dytë në bicepsin femoral të këmbës së majtë. Osimhen pritet të rikthehet në tetor, pas ndërprerjes së kampionatit.

305839019 10158987683075936 3876023459232515264 N
305839019 10158987683075936 3876023459232515264 N

Napoli ka bërë me dije se Osimhen ka nisur menjëherë terapinë, por në çdo rast, nuk do të jetë i pranishëm në dy sfidat e radhës në Serie A kundër Spezia-s dhe kundër Milanit. Nigeriani nuk do të jetë i pranishëm as në sfidën e radhës në Champions League kundër Rangers.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: