Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të Samitit të Brdo-Brijunit në Slloveni, ka folur për përplasjen që kishte me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. “Vuçiç institonte që ndryshimi i kufijve të vendeve të Ballkanit Perëndimor t’ju lejohet vetëm shteteve anëtare të OKB-së”, ka thënë Osmani, për RTK.

Sipas saj, përplasja ka ndodhur kur ajo dhe Shefik Xhaferoviç, anëtar i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, kanë folur për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë dhe në Bosnje. “Kur ne folëm për këto krime, aty ndodhi kundërshtimi i Vuçiqit. Ne folëm qartë për krimet e kryera edhe në Bosnje edhe në Kosovë dhe kjo o pengoi Vuçiçin”, theksoi Osmani.

Ajo tha kundërshtimi i krimeve nuk duhet të ishte qasje e Serbisë. “Unë isha e qartë që Serbia do të ecë përpara vetëm kur e pranon shtetin e Kosovës dhe vetëm kur i vë prapa grilave kriminelët. Vuçiç kishte qasje tjetër dhe kjo është për të ardhur keq”, shtoi tutje presidentja e vendit. E para e Kosovës po ashtu tha se Ballkani Perëndimor nuk duhet të mbet peng i kësaj qasjeje të Serbisë dhe duhet të ecë përpara.

Osmani po ashtu tha se gjatë Samitit ka takuar shefat e shteteve të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb