Gazetari, Osman Stafa, në një intervistë në News 24 theksoi se Florian Binaj po përdor strategjinë që të kapë vota nga elektorati gri por sipas tij edhe të majta.
Stafa tha se qytetarët janë lodhur nga politika 30-vjeçare
Stafa: Unë e shikojë si një lloj strategjie atë që po bën në Tiranë Binaj, që kërkon të kapë vota të majta edhe elektoratin gri. Ka një elektorat gri, një hamëndësim që ka njerëzit që punojnë në sektorin privat. Mund të funksionojë pa qenë të varur nga politika apo partia që drejton vendin. Individë të këtillë janë të lodhur nga kjo politikë 30-vjeçare.
