Kristal Abazaj, një nga rikthimet e bujshme në këtë merkato dimri, në një intervistë për News24 zbuloi pse zgjodhi Tiranën. Sulmuesi foli për tratativat me drejtorin Osmanin, rolin e Shehit dhe dëshirën për të qenë protagonist me Kombëtaren.

Gjithashtu, sulmuesi më i ri i bardhebluve i uroi më të mirën Xhuljano Skukës dhe shifrat e transferimeve janë normale për kohët që po jetojmë, ndryshe nga disa vite më parë.

Abazaj nuk bëhet xheloz nëse shënojnë lojtarët e tjerë te Tirana, për të e rëndësishme është të realizohet objektivi, pra që ekipi të shpallet kampion, pasi kjo do ta ndihmonte edhe atë vetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb