Në Napoli të gjithë ëndërrojnë titullin kampion, këtë herë edhe shifrat i japin të drejtë. Blutë e Spallettit mbyllën gjysmën e parë të sezonit me 50 pikë, vetëm katër herë në të kaluarën një skuadër ka arritur ta mbyll gjysmën e parë me të paktën 50 pikë, në të katërt rastet, 1 herë Inter dhe 3 herë Juve, në fund janë shpallur kampion.

Për momentin Napoli ndodhet plus 12 pikë në raport me vendin e dytë, por Milan ka një ndeshje më pak. Napoli pësoi një eliminim të befasishëm në Kupë, por ky detaj e bën më të fortë në Serie A.

Spalletti i gëzohet formës shumë të mirë që po kalon Victor Osimhen, është ai “arma” më shumë që kanë këtë sezon. Deri në këtë pikë, nigeriani ka shënuar 13 gola, është ai golashënuesi më i mirë në Serie A. Një vit më parë, Osimhen shënoi në total 14 gola, këtë vit shifrat janë fantastik teksa ka një mesatare më shumë se një gol për ndeshje. Vetëm Haaland dhe Harry Kane kanë bërë më mirë se sa Osimhen në 5 kampionet më të rëndësishme në Evropë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb