Mbeten pa energji disa zona në Koplik. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), njofton se, për shkak te avarisë në linjën 35kV të Koplikut, kanë mbetur pa energji elektrike zonat:

Lagjet Dobraç, Kiras dhe Lopçej në qytet Shkodër, më tej Kelmend, Koplik, Bajzë, Hot, Vrakë dhe Zagore.

Ekipet e Drejtorise Tensioni Lartë Veri, në bashkëpunim me brigadat e OSSH rajoni Shkodër janë duke kryer manovrime për lokalizimin e avarisë në linjë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: