Operatori i Sistemit të Transmetimit, me anë të një lajmërimi shprehet se në zonën e Durrësit do të kryhen punime në rrjet.

OST thekson se më datë 7 korrik do të ndërpritet energjia në disa zona të qytetit bregdetar.

Njoftimi i OST:

Me kërkesë të OST në datën 7 korrik është planifikuar të kryhen testime në traktin 110 kV të linjës Rrashbull – Sallmone (Sukth), me qëllim integrimin e saj  në SCADA në NST  Rrashbull. Këto punime kanë rëndësi për pasi me përfshirjen në SCADA ku monitorohet online rrjeti i shpërndarjes, do të bëhet i mundur evidentimi dhe eliminimi në kohë sa më të shpejtë i defekteve. Duke qenë se kjo linjë furnizon me energji Gjirin e Lalzit janë marrë të gjitha masat që punimet të mbyllen brenda afatit të kërkuar nga OST.

Remonti do të kryhet në intervalin kohor 06:00-14:00 dhe pa energji do të mbeten këto zona në Shijak e Durrës

Shijak, Breg Lumi,  Ferme Sukth,, “4 Rrugët”, bizneset gjate autostradës Maminas – Shijak,  Maminasi, Sallmone, Gjiri i Lalezit, Kompleksi Lura, Shenavlash dhe “Kompleksi Gjoka”

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb