Operatori i Sistemt të Transmetimit njofton banorët e Durrësit dhe Shijakut që të hënën deri të mërkurën për 4 orë do ketë stakim të energjisë elektrike.

Kjo do të ndodhë për shkak të remontit në linjat 110 kv Rrashbull – Sallmone (Sukth) dhe Rrazhbull – Spitalle (Porto Romano 2).

Nuk do të preket gjithë qyteti por vetëm disa zona të qyteteve të cilat OST i sqaron në njoftimin zyrtar si më poshtë.

 

NJOFTIMI NGA OST
Punime të OST tek 110kV, Durrësi dhe rrethinat, 4 orë pa drita 1, 2 dhe 3 qershor Për shkak të punimeve nga ana e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST sh.a), në datat 1, 2 dhe 3 qershor, do të mungojë energjia elektrike në disa zona të Durrësit.
Remontet në rrjetin 110kV të linjave Rrashbull – Sallmone (Sukth), Kavajë – Rrashbull dhe Rrashbull – Spitallë (Porto Romano 2), do të kryhen gjatë fashës së orarit 09:00 – 13:00, dhe prek zonat sipas datave:  
1 qershor Shenavlash, Vrinë, zona pranë tregut të makinave, industriale e Spitallës, Qyteti Rinia, zona (djathtas) te hyrja e Durrësit (ish-keneta) deri te N/st Spitallë, ish-PTT Spitalle, varrezat e reja, ish-Kimike dhe zonat përrethh deri te Hidrovori, Porto Romano, ish-Këneta (Durrësi i ri), zona e Burgut, Rruga “Aleksander Goga”, ANOIL, Eropetrol, Intergaz, Serat, ADC, Universiteti dhe Spitalla.
2 qershor Golem qender, Seferaj, Mali Robit, stan I ri, Qerret, Posta e policisë, hotel “Malvina”, stacion i trenit Golem, Shkembi Kavajë, Kastrati, Golem plazh, Viena, Miami beach dhe ish-Kompleksi “Xixa”.
3 qershor Shijak, Breg Lumi, Punishte, Komunale, Fermë Sukth, Hidrovori, (Lagjia e Stallave), bizneset gjatë autostrades, 4 Rruget, Maminas – Shijak, S.M.T-ja, Grumbullimi, Maminas, Sallmone, Gjiri i Lalezit, Kompleksi Lura dhe Shenavlash.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: