Osteoporoza është kërcënim i rrezikshëm për kockat sidomos pas moshës 40-vjeçare. Krijimi i strukturave “stalaktite” në brendësi të tyre dhe zbrazja e bykut kockor janë shpesh shkak për incidente shpesh shumë të rrezikshme.

I ftuar në studion e TV “News24”, në “Vila 24” specialist i bimëve mjekësore, Ylli Merja tha se fakorë kryesorë për osteoporozën janë mosha, gjinia, hormonet dhe trashëgimia. Shenjat “e heshtura” janë ulja e gjatësisë trupore dhe kërrusja. Duke besuar tek trajtimi me kumbulla, lëng kockash e lëvozhga vezësh, Merja thotë se duhet edhe një sasi e kontrolluar vitamine D për të filluar mbushjen e hapësirave bosh në kocka.

Përveç problemeve të moshës, Merja i jep përparësii edhe trashëgimisë gjenetike, ku kryesisht gratë duhet të bëjnë kujdes për të kontrolluar rregullsinë e menstruacioneve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb