Ato duken gjithnjë e më elitare dhe në një mbyllje sociale, pavarësisht nga premtimet për hapjen e klasave dhe etnive të deritanishme të lëna pas dore.

Nga të dhënat e përditësuara, universitetet e Oxfordit dhe Cambridge, konfirmojnë se dy shkolla e larta prestigjioze mirëpresin më shumë studentë që vijnë nga tetë shkollat private më të shtrenjta britanikë, sesa nga ata që diplomohen në të gjitha 3 000 institucionet publike të mbretërisë.

Ankesa e radhës vjen nga një studim i Sutton Trust, një fondacion bamirës që synon nxitjen e mobilitetit social në vend.

Trusti nuk donte të përmendte emrat e tetë shkollave private, por sipas ”Times”, lista përfshin institucione si shkolla ”St.Paul” për vajzat, ku tarifat vjetore tejkalojnë 30 000 euro dhe kolegjin e njohur ”Eton”, ku shpenzimet për një vit tejkalojnë shifrën 45 000 euro.

Vetëm 7% e të gjithë nxënësve në shkollat britanike ndjekin shkollat private.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb