Mesut Özil lë pas 8 vitesh Arsenalin për të nisur një aventurë të re dhe të parën në vendin e tij të origjinës, me Fenerbahçen në Turqi.

Turku u natyralizuar si gjerman vendos të bëjë këtë lëvizje në moshën 32-vjeçare teksa ka zbritur menjëherë në Stamboll si transferim falas.

Ai lë pas një karrierë të pasur në Europë, duke e nisur me Schalke 04, më pas Werder Bremen, Real Madrid dhe Arsenal, ndërkohë ka luajtur dhe 92 ndeshje me Gjermaninë.

Rënia e mesfushorit erdhi në Londër ku humbi vendin e titullarit me Arsenalin, ndërkohë edhe pse ka lindur dhe është rritur në Gjermani, ai do të jetojë dhe luajë për herë të parë në Turqi, në vendin nga vjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb